Mazhoranca ka rrëzuar dy dekretet e presidentit Ilir Meta për rishikimin e ligjeve për pronat dhe për nismën më të bujshme të qeverisë, e cilësuar si pjesë e paketës Anti KÇK. Komisioni parlamentar i Ligjeve në mbledhjen e zhvilluar online ka rrëzuar dy dekretet e presidentit për rishikimin e dy ligjeve.  Edhe pse presidenti në argumentin e tij kreu i Shtetit theksohet se me këtë ligj Këshilli i Ministrave tejkalon kompetencat Kushtetuese dhe shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, mazhoranca nuk i pranoi dhe ia rrëzoi.

Të njëjtën qëndrim mbajti edhe për ligjin tjetër  “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”. Presidenti theksonte se një ligj i tillë do të shkaktonte një konflikt social dhe gjithashtu do një pjesë e mirë e neneve bien ndesh me Kushtetutën.

Në argument, Kreut i Shtetit shton se në draft nuk ka afat për kompensimin e pronarëve që toka u merret nga ndërtimet informale, si dhe nuk ka dëmshpërblim të drejtë për banesat që shemben.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re