Që kur ka nisur lufta në Ukrainë më shumë se 1.75 milionë njerëz janë larguar drejt Polonisë, tha agjencia e Gardës Kufitare polake.
Jo të gjithë ata refugjatë mendohet se janë aktualisht në Poloni. Maciek Duszczyk, zëvendësektor për kërkime në Universitetin e Varshavës vlerëson se rreth 1 milion refugjatë mbeten në Poloni dhe pjesa tjetër tashmë janë larguar në vende të tjera të Bashkimit Europian.
Çdo ditë nga Ukraina largohen rreth 80 mijë njerëz të cilët kalojnë kufirin drejt Polonisë, raporton BBC.
Ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Adam Niedzielski, tha se Polonia kishte përgatitur një listë me 120 spitale ku mund të trajtoheshin personat e prekur nga konflikti në Ukrainë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
