Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka njoftuar tarifa shtesë për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika. Vendini vjen në përpjekje për të frenuar imigracionin e paligjshëm.

Në një postim në Twitter, z. Trump tha se që nga 10 qershori do të vendoset një tarifë prej 5% dhe do të ngrihej ngadalë “deri në zgjidhjen e problemit të imigracionit të paligjshëm”.

Presidenti Trump ka shpallur emergjencë kombëtare për të trajtuar atë që ai pretendon se është “krizë në kufirin jugor të SHBA”.

Jesus Seade, diplomati më i lartë i Meksikës për Amerikën e Veriut, tha se tarifat do të ishin “katastrofike”.

“Nëse kjo është vendosur, duhet të reagojmë me forcë”, u tha ai gazetarëve.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe gjatë gjithë kohës në detyrë, Presidenti Trump ka kërkuar fonde për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

Ai shpalli një emergjencë kombëtare në shkurt në përpjekje për të devijuar fondet federale për një mur pengues, por një gjyqtar bllokoi përpjekjet e tij në muajin maj.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti do të përdorte Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave për të zbatuar tarifat e reja në Meksikë.

Njoftimi erdhi në të njëjtën ditë kur Shtëpia e Bardhë i tha Kongresit se kishte planifikuar të vazhdonte një marrëveshje të re tregtare me Meksikën dhe Kanadanë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re