Për të luftuar përhapjen e kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar do të përdoret flota e helikopterëve të Shqipërisë.

Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm Sandër Leshaj, i cili tha se lufta me kanabisin vazhdon të mbetet e hapur.

Deklarata e tij u bë gjatë takimit me prefektët, drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit.

“ Kanabisi në vend nuk është çrrënjosur plotësisht. Nuk janë dorëzuar të gjithë ata që duhet të dorëzohen përballë kësaj lufte të policisë dhe organeve të tjera shtetërore. Përpjekja duhet të vazhdojë me intensitet të lartë. Viti 2020 ka veçorinë e vet që lidhet me angazhimin e madh të policisë dhe strukturave të tjera të shtetit në përballjen e pandemisë por tani dhe në vijim shtrihet nevoja që përpjekja të intensifikohet në maksimum dhe edhe risku rritet me lehtësimin e lëvizjes. Ne funksion të monitorimit ajror, duke që me intensitet të lartë të përdoret flota ajrore jonë e helikopterëve.’, deklaroi Lleshaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re