Pas shqetesimit te kreut te shtetit per semundjen qe po demton masivet pyjore duket se autoritetet jane vene ne levizje.
Ministri i Mjedisit Blendi Klosi tha se po punohet per te gjetur nje menyre efektive per te luftuar procesionaren.
BLENDI KLOSI
MINISTER I MJEDISIT DHE TURIZMIT
“Është nga ato punët shkencore që janë të vështira për t’u realizuar por kërkojnë që mbi të gjitha të kesh mend edhe në qoftëse do të niseshim dhe do përpiqeshim ta luftonim procesionarin në rrugën klasike pra të fillonim dhe të prisnim degët e pemëve edhe pastaj t’i digjnim edhe të shpresonim qe nga ky veprim mekanik të kishim një situatë pozitive në pyjet Shqiptare të pishës do të kishim bërë një gabim të paktën përsa i përket pemëve edhe pastaj atë cfarë thonë profesorët do kishim luftuar në minimum procesionaren vetë si fenomen.”
Lufta ndaj procesionares do te behet me ane te nje insekti. Kjo metode ka dhene rezultate pasi eshte perdorur per disa vite me radhe ne Turqi.
RAMIZ METALIAJ
PROFESOR
Këto insekte janë përdorur për shtim në laborator ka dy muaj që hedhin vezë. Ne I marrim vezë I inkubojmë dhe I kthejmë në larva, buba e kështu me rradhë. Synojmë që në shtimin e tij, të filloj shtimi I tij biologjik, shtimi I tij natyror. Synimi ynë është që kalosomën ta vendosim në kushtet e shtimit natyrorqë të shtohet, duke u shtuar në ekosistem, në pyjet e pishave të kufizoj për ta përdorur si ushqim procesionaren, të shtohet vet në mënyrë natyrore dhe pastaj të jetë gjithmonë present në ekosistem të mos e lërë procesionaren që të kaloj limitin e zhvillimit të saj. Ta mbajënën kontrroll dhe të mos kemi më dëme të shkaktuarA nga procesionarja në vendin tonë”.
Parku i Kombetar i Llogarase do te jete i pari qe do ti nenshtrohet ketij ekperimenti.
Me pas do te zgjerohet ne zonat ku kjo semundje eshte perhapur me shume.
