Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit. Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit, Guterres theksoi se situate e krijuar është në prag të një kolapsi. Ai nënvizoi se ky kolaps në sistemin e mbështetjes humanitare mund të çojë në pasoja shkatërruese.

 

Guterres shprehu shqetësimin se situata e vazhdueshme mund të rezultojë në një prishje të plotë të rendit publik dhe në përshkallëzim të presionit për zhvendosje masive në Egjipt, duke shkaktuar potencialisht një efekt përhapës në të gjithë rajonin. Ai e përshkroi situatën aktuale si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

 

Po ashtu, Guterres nënvizoi kërcënimin që stafi i Kombeve të Bashkuara has në terren, ndërsa theksoi se mbi 130 persona, pjesë të personelit, kanë vdekur si pasojë e luftës. Ai shtoi se kjo shifër përbën edhe humbjen më të madhe të jetëve në historinë e organizatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re