Presidenti Emmanuel Macron nga Tirana, ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe pengmarrjen e qytetarëve në zonën e luftës, ndërsa paralajmëroi dhe për një vizitë të mundshme në Tel Aviv.

Macron u shpreh se Izraeli ka shkuar ministrja e Jashtme e Francës në Irzael dhe do të zhvillojë takim në të gjithë rajonin, ndërsa vetë deklaroi se mund të shkojë vetëm kur të ketë veprime dhe një marrëveshje konkrete për mospërshkallëzim dhe çështje humanitare.

“Kemi mobilizuar dhe kemi kontakte me izraelitët. Kemi kontakte për të arritur lirimin e pengjeve franceze dhe të tjerëve. Franca i ka dënuar këto praktika. Por marrja e pengjeve është e tmerrshme, e papranueshme dhe e neveritshme. Nuk mund të them më tepër, sidomos për të mos krijuar pritshmëri dhe për të mos prishur negociatat. Po bëjmë gjithçka kemi në dorë.

Kam komunikuar me kryeministrin Netanyahu dhe të gjithë drejtuesit e zonës. Kam 10 ditë që e bëj këtë. Kam shprehur solidaritet ndaj popullit izraelit, dhe kam kërkuar mos përshkallëzimin e konfliktit.  

Ministrja e Punëve të Jashtme do të shkojë në rajon, unë do të shkoj sapo të vlerësoj se kemi një agjendë ttë dobishme  dhe veprime konkrete për të shkaur atje. Do të vazhdoj diskutimet, por do të shkoj atje kur të kemi një marrëveshje konkrete për mospërshkallëzim dhe çështje humanitare.

Për Francën, procesi i paqes dh zgjidhja politike janë të pandashëm. Kjo duhet të synohet. Ndoshta do të shkoj ditët e ardhshme ose javët e ardhshme. Është detyra e një demokracie të mbrojë veten, por në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Macron.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re