Shefi i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell paralajmëroi Libanit që të mos përfshihet në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, duke rrezikuar zgjerikin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke folur gjatë vizitës së tij në Liban, Borrell tha se është e domosdoshme shmangia e një përshkallëzimi rajonal në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi Izraelin se askush nuk do të dalë fitimtar nga një konflikt rajonal.

Këto deklarata Borrell i bëri gjatë një konference për shtyp me kryeministrin libanez, Najib Mikati pas bisedimeve që pati me zyrtarë të lartë të qeverisë mbi situatën në dhe rreth Gazës, duke përfshirë ndikimin e luftës dhe situatën në kufirin izraelito-libanez.

“Ne po shohim një intensifikim alarmues të luftës përgjatë Linjës Blu”, tha Borrell.

Pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga Libani jugor në vitin 2000, pas 22 vitesh okupim, OKB-ja hodhi një “Vijë Blu” që përcakton kufirin midis dy vendeve.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re