Lufta brenda Partisë Demokratike duket se do të bëhet edhe më e egër në ditët në vijim.

Përveç Bashës, Evi Kokalari ka sulmuar ashpër edhe Grida Dumën.

I pyetur për akuzat e Kokalarit, Ervin Salianji ka thënë se nuk e njihte atë.

Kjo ka bërë që Kokalari t’i përgjigjet duke i përmendur Grida Dumën.

Kokalari thotë se nëse Salianji do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte.

“O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruan ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re