Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha në një lidhje telefonike për Panorama TV ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi që në këtë bashki të përsëriten zgjedhjet, ku tha se fushata e tij do të jetë dhe më e egër.

Lidhur me situatën e opozitës dhe garën e hapur në PD për lidershipin e ri, Hoxha tha se demokratët duhet të bashkohen në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje që kënaq të gjitha palët.

Pjesë nga biseda:

Situata në PD?

Nuk më vjen mirë që ta shoh partinë time të ndarë, shpresoj që liderit do e gjejnë mirëkuptimin dhe një zgjidhje që do kënaqë të gjitha palët e të jemi një.

Bashën e shikoni si një emër favorit për të përfaqësuar PD?

Liderët duhet të diskutojnë, përçarja nuk na çon askund. O reagojnë ose do rrinë të presim me vite, fushata e 14 majit e tregoi, nuk është gjendja reale kjo në popull. Populli ka urrejtje, rezultati nuk reflekton gjendjen reale të votave. Do jetë fushatë më e egër, programin tim e kam shpallur në fushatë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re