Skip to content

Lufta në Ukrainë: 676 fëmijë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës.

ukraine kyiv

Rreth 2,300 fëmijë janë plagosur që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë.

Në Ukrainë, që nga fillimi i luftës në vitin 2022, janë vrarë 676 fëmijë, ndërsa më shumë se 2,000 janë plagosur, raportoi agjencia e lajmeve Ukrinform, duke cituar të dhëna të publikuara në faqen e internetit të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Komitetit Ukrainas për Mbrojtje (UCP), gjatë pushtimit të plotë rus të Ukrainës, u vranë 676 fëmijë dhe u plagosën 2,293.

Përveç kësaj, sipas të dhënave zyrtare, 19,546 fëmijë u transferuan me forcë në Rusi.

Përshtati në Shqip S