Kryedemokrati Lulzim Basha është emëruar reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Ditën e sotme Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka votuar sot me unanimitet për të emëruar Bashën në këtë pozicion.

Kujtojmë se më herët Basha kishte paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Europës, që bënte thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.

Diçka të tillë e ka kërkuar edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pra që Rusia të kompensojë dëmet e shkaktuara në Ukrainë dhe të mbulojë kostot për rindërtimin e vendit.

Po ashtu një propozim i ngjashëm mësohet se po diskutohet edhe në Kongresin Amerikan, teksa lufta në Ukrainë është ende duke vijuar, pavarësisht se intensiteti i luftimeve është ulur ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re