Departamenti i Shtetit ka informuar Ministrinë e Mbrojtjes së Zvicrës se do të rishqyrtojë përparësinë e furnizimit me sisteme Patriot për të mbështetur Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara kanë informuar Zvicrën për vonesat e pritura në dorëzimin e sistemeve anti-ajrore Patriot, tha sot Ministria Zvicerane e Mbrojtjes në një deklaratë.
“Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka informuar (ministrinë zvicerane) se do të ripërcaktojë përparësitë e dorëzimit të sistemeve Patriot në mbështetje të Ukrainës, duke u përqendruar në mbrojtjen ajrore tokësore”, thuhet në deklaratë.
“Kjo ndikon edhe në Zvicër, e cila do t’i marrë grupet më vonë se sa pritej”, shtohet në deklaratë.
