Të paktën tetë persona u plagosën në bombardimet masive ruse në Ukrainën jugore, si një përgjigje pas një sulmi nga dronët ukrainas në Krime gjatë natës.

Sipas Roman Mrotso, kreut të këshillit bashkiak të Khersonit, qyteti pësoi një tjetër bombardim masiv nga ushtria ruse, duke plagosur pesë persona. Forcat e armatosura të Ukrainës raportuan gjithashtu se ata rrëzuan gjashtë drone ruse “Shahed” të prodhuar nga Irani, të cilët u nisën nga Krimeja drejt rajonit të Odesës.

Tre dronë të tjerë ukrainas u rrëzuan të hënën mbrëma në rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, pa raportime për viktima apo dëme, sipas guvernatorit lokal, Vyacheslav Gladkov.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re