Nje dite pas kërkese se dekanëve te fakulteteve te Tiranës per shkarkimin e rektorit ka reaguar Mynyr Koni. Ai i cilëson te pavërteta  deklaratat e dekanit Dhori Kule e katër dekanëve te tjerë. Përmes nje letre te hapur drejtuar medias, rektori  akuzon Dhori Kulen dhe njerëzit prane tij, deri zv/ministrin aktual te Ministrisë se Arsimit, per gjendjen ku ndodhet Universiteti i Tiranës dhe rezultatet e akreditimit te këtij institucioni.
 
Mynyr Koni vijon te kërkoje ndërhyrjen e organit te akuzës per hetim qe nga viti 2008, kur ne krye te këtij institucioni ishte Dhori Kule. Rektori citon se do te vijoje detyrën deri ne fund te mandatit, pasi nuk ka kryer asnjë shkelje. Nje dite me pare dekanët renditen shkeljet e Mynyr Konit, ndërsa i kërkuan ministres se arsimit shkarkimin e tij. Ndërkohe, ministria nuk ka asnje reagim e apelon qe  konflikti te zgjidhet mes tyre.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re