Qipro, Greqia dhe Izraeli po lëvizin më afër nënshkrimit të një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni në Mesdhe.

Ministri i Jashtëm qipriot, Nikos Christodoulidis konfirmoi se “përparim i madh” është bërë në nivelin diplomatik.

Izraeli dëshiron të fillojë transportimin e gazit në Evropë përmes tubacionit 2.100 kilometra, deri në 2025.

Kostoja e këtij tubacioni izraelit me gaz që do të kalojë përmes Qipros dhe që do të shtrihet në Greqi ose ndoshta Itali, mund të arrijë në 6.5 miliardë dollarë.

Projekti i tubacionit i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ka një rëndësi të fortë gjeopolitike me një dimension ekonomik dhe energjetik.

Pjesëmarrësit e projektit kanë thënë vazhdimisht se projekti do të jetë një aleancë e “tre kombeve demokratike në Mesdheun lindor”, e vetmja e mundshme në një rajon të prekur nga konflikti.

E gjitha kjo po ndodh ndërsa Turqia po përpiqet të vërë sundimin e saj në ujrat e Mesdheut, e kësaj i ka shërbyer dhe një marrëveshje detare me Libinë.

Një ditë më parë, Erdogan inaguroi nëndetësen e parë turke e p;aralajmëroi që askush mos guxojë të provokojë vendin e tij.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re