Ish deputeti Myslim Murrizi ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e “Quo Vadis” ku po diksutohet lidhur me “luftën” për selinë blu.

 

Murrizi theksoi se do të ketë vetëm një Kuvend sepse sipas tij, kjo nuk është një dasmë.

 

“Besoj që një Kuvend do të bëhet. Nëse janë shifrat që thotë Këlliçiim nuk besoj se ka delegatë që të shkojnë të dasma tjetër. S’ është dasme të shtunën te goca, të dielen te çuni. Dy Kuvende për mua është gallatë”, tha Murrizi.

 

Më tej ai nënvizoi se nëse do të ishte delegate do të shkonte në Kuvendin e datës 11.

 

“Nëse do isha delegat do shkoja në datën 11 sepse eshte thirrur nga ata që e mbajnë gjallë PD”.