Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë përgjegjës Sirinë dhe Rusinë për sulmin e dyshuar kimik të kryer të shtunën në Duma, deklaroi sot zëdhënësja e tij, Sarah Sanders, pas njoftimit nga ana e presidentit amerikan për një përgjigje të afërt perëndimore.

E pyetur në lidhje me mundësinë e sulmeve ushtarake ndaj regjimit sirian, Sanders pohoi gjithashtu se diskutimet vazhdojnë ende.

“Të gjitha mundësitë janë mbi tryezë, vendimi përfundimtar nuk është marrë ende”, deklaroi ajo.

Gjatë ditës së sotme Trump ka dërguar porosinë më të drejtpërdrejtë për Rusinë dhe Sirinë, të cilët i ka porositur se “raketat po vijnë”, për të ndaluar “kafshët që vrasin me gaz”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re