Skip to content

Lufta Rusi-Ukrainë, importuesit në kërkim të tregjeve të reja

Teksa mbetet ende e paqartë se si do të precipitojë konflikti i nisur Rusi –Ukrainë, importuesit më të mëdhenj, në vend të drithërave, janë duke kërkuar tregje të reja për importin e këtij produkti. Theodhor Kristuli, nga Unioni Tregtar Ushqimor, i ftuar në E-ZONË tha se importuesit kanë marrë masa duke krijuar rezerva nga dy deri në 3 muaj, por paralelisht po kërkohen edhe nga shtete të tjera.

 

“Tregtia është nuhajte, ndaj dhe bizneset kanë krijuar rezerva, në përgjithësi të gjtihë importuesit kanë marrë masa për të përballuar kërkesën për 2-3 muajt në vijim. Por, ndërkohë kemi kthyer sytë nga tregje si Kanadaja apo Franca si prodhues të mëdhenj të drithërave në botë. Por ende nuk dimë se si do të precipitojë kjo situatë”, u shpreh ai në emisionin E-ZONË.

 

Vendi ka një varësi të konsiderueshme të importit të grurit nga Rusia dhe Ukraina, por ky treg gjatë vitit 2021 u shoqërua me një shtrenjtim të ndjeshëm të çmimit, çka solli edhe rritje të çmimit të bukës në vend. Ndaj, një shtrenjtim i mëtejshëm nga tregjet e huaja për këto produkte do të kishte nje efekt zinxhir në të gjithë tregjet e tjera.