Kina ka vlerësuar si të pamundur të vazhdojë negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara, sië tha, “një thikë në fyt”, dhe e sulmoi ashpër detyrimet e reja doganore vënë nga administrata Trump

Lufta tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit u përkeqësua të hënën me hyrjen në fuqi të tarifave të reja doganore prej 10 për qind për produktet kineze, të cilat përfshijnë 200 miliardë $ të importeve vjetore.

“SHBA sapo ka miratuar një kufizim shumë të rëndësishëm tregtar. Na ka vënë një si ‘thikë në fyt’, e kështu nuk mund të ketë negociata. Negociatat dhe konsultimet duhet të kryhen në një atmosferë barazie”,  tha një zyrtar i qeverisë së Pekinit.

Ndërkohë, Kina ka premtuar t’i përgjigjet menjëherë Uashingtonit duke vënë 5 deri në 10 për qind tatim shtesë për produktet amerikane të cilat përfaqësojnë 60 miliardë $ të importeve vjetore.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re