Skip to content

Luftanija turke, në Izrael për herë të parë pas 12 vitesh

2020 08 14T101727Z 1282506560 RC2MDI9Y3154 RTRMADP 3 GREECE TURKEY WARSHIPS.webp

Një luftanije turke lundroi në ujërat izraelite, për herë të parë pas më shumë se 10 vitesh marrëdhënie të tensionuara mes dy vendeve për çështjen e Palestinës.

Fregata “Kemalreis” mbërriti në Haifa të shtunën, në kuadër të manovrave të NATO-s në Detin Mesdhe, konfirmoi një zyrtar turk, raporton Reuters.

Një zyrtar i portit izraelit në Haifa tha se Ankaraja kishte paraqitur një kërkesë paraprake për të zbarkuar ekuipazhin turk në Izrael.

Sipas tij, kjo është vizita e parë e një anijeje turke në Izrael që nga viti 2010, kur marrëdhëniet mes dy vendeve u dëmtuan nga një sulm izraelit në një kolonë anijesh që transportonte ndihma për palestinezët dhe që u përpoq të çante bllokadën e Gazës.

Në atë incident, marina izraelite vrau 10 turq.

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përmirësuar muajt e fundit dhe sektori i energjisë është kyç për bashkëpunimin e mundshëm, vëren agjencia britanike.