Mes Shqipërisë dhe Spanjës do të ngrihet një grup i përbashkët hetimi në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

 

Nga marrëveshja e nënshkruar mes dy ministrave të brendshëm, atij shqiptar dhe spanjoll synohet krijimi i një grupi me ekspertë të strukturave të inteligjencës policore dhe hetimit.

 

Kjo strukturë do të shfrytëzohet për të lufuar dhe hetuar bashkërisht krimin e organizuar që aktivitetin e tyre e shtrijnë në te dyja vendet.

 

Angazhimi i kryeministrave, Rama dhe Sanchez, është që të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve e veçmas në turizëm. Rama veçoi perfaqësimin e Spanjës me një prej operatorëve më të rëndësishëm të saj, ‘Melia group’.

 

Kreu i qeverisë tha se ‘Melia group’ ka nënshkruar deri më tani 6 kontrata me struktura të reja hotelerie në Shqipëri dhe se angazhimi i tyre në fushën e turizmit në vendin tonë do të vijojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re