Presidenti i Turqisë, Erdogan në deklaratë me kryeministrin Rama tha se kanë diskutuar për luftën kundër organizatave terroriste, veçanërisht organizatës FETO.

Erdogan tha se kane intesifikuar edhe me tej bashkepunimin ne fusha te ndryshme, ndersa garantoi mbeshtetje per Forcat e Armatosura te Shqiperise.

“Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror Shqipërinë. Sic e dini vitin e kaluar ne festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore në fakt shtrihen përtej shekullit. Me konsultimet tona të sotme ne e thelluam partneritetin tonë strategjik, që ndërtuam në 2021 mbi këtë themel historik. Ne kemi theksuar vendosmërinë tonë për të thelluar bashkëpunimin ne fusha të ndryshme.

Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisni mirëqenien e popullit tonë. Ne do të rrisim nivelin tregtar.

Ne ramë dakord që të intensifikojmë investime të ndërsjellta. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e shëndetësisë, me spitalin e miqësisë në Fier që e ndërtuam në kohë rekord.

Do ofrojmë mbështetje për forcat e armatosura, në fushën e pajisjeve ushtarake.

Ne diskutuam edhe luftën kundër terrorizmit në veçanti kundër Fetos. Me mikun tim, zotin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste përmes vendimeve që kemi marrë sot”, tha Erdgoan.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re