Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Dy vatra zjarri raportohen në fshatin Panaja dhe Kërkovë,të njësisë administrative Novoselë të bashkisë Vlorë.

Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja me 8 tonë ujë, bashkë me 4 efektivë zjarrfikës.

Efektivët po punojnë për lokalizimin e flakëve edhe pse për shkak të terrenit puna për shuarjen e flakëve të zjarrit është edhe më shumë e vështirë.

Nderkohe ne Lushnje, ne ullishten e Njesise Karbunare per ore te tjere zjarri ka djegur mbi 10 hektare siperfaqe te mbjelle me ullinj.

Pas gati 7 oresh zjarrefikesit e Lushnjes dhe te Fierit kane bere te mundur shuarjen e flakeve.

Paraprakisht besohet se jane djegur mbi 4 mije rrenje ullinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re