Garë me kohën për të shpëtuar pesë personat në bordin e nëndetëses Titan , e cila është zhdukur që nga 18 qershori gjatë një zhytjeje në rrënojat e Titanikut.

 

Një anije franceze – shkruan Daily Mail – është duke udhëtuar dhe mban Victor 6000, i vetmi mjet nënujor që do të kishte aftësinë për të shpëtuar Titanin, duke qenë në gjendje të zbriste deri në 20.000 këmbë nën ujë. Anija, megjithatë, do të mbërrijë në Oqeanin Atlantik, në brigjet kanadeze të Newfoundland – ku kanë humbur gjurmët e Titanit – vetëm në mesnatë  mes të mërkurës dhe të enjtes.

 

“Ajri ” në bordin e zhytësit Titan të humbur në Atlantikun e Veriut mund të mbarojë pak pas 11:00 të enjtën, ka njoftuar Roja Bregdetare e SHBA,, kështu që Anija franceze ka disa më shumë se 11 orë në dispozicion për të gjetur nëndetesen e zhdukur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re