Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku ka pasur përplasje me armë zjarri mes dy fiseve.

Sipas burimeve nga mediat e Kosovës, raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Mësohet se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët, ku këtyre të fundit u ishte plagosur një anëtar disa muaj më parë.

I vrarë mësohet se ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave. Po ashtu bëhet e ditur se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).

Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re