Skip to content

“Luftë” për Ernest Muçin/ Miliona euro përplasin Trabzonsporin me Beshiktashin

Ernest Muçi ia doli që në pak kohë të fitojë zemrat e tifozëve të Trabzonsporit, të cilët kërkojnë tashmë blerjen e plotë të kartonit nga Beshiktashi.

Presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan, deklaronte më parë: “Nëse trajneri e dëshiron Muçin, do të nënshkruajmë me të. Tarifa e transferimit është 5.5-6 milionë euro”.

Në anën tjetër, presidenti i Beshiktashit u përgjigj dje.

Serdar Adali deklaroi: “Çmimi në kontratën e Muçit është i fiksuar, ne nuk do negociojmë”.

Diçka mbetet e paqartë, pasi deri tani është treguar shuma 8.5 milionë euro që do të shërbente për blerjen.

Ndërkohë një version i ri, e tregon këtë shumën totale. Kështu duke zbritur transferimin 1 milion euro dhe pagën, del pjesa tjetër të cilën përmendi presidenti i Trabzonsporit, raportojnë mediat turke.