Kthimi vullnetar i refugjatëve sirianë në Sirinë Veriore ka nisur të shpeshtohet edhe falë sigurisë që po ofron prania e ushtrisë turke në rajonet e pastruara nga milicia kurde – raporton Ankaraja.

Rajonet Tal Abyad dhe Ras al-Ayn tani kanë nisur të mbushen me persona zgjedhin të kthehen në shtëpitë e tyre, në vend që ta vazhdojnë statusin e refugjatit në vendin fqinj, sipas asaj çfarë thuhet nga autoritet turke.

Ministria e të Mbrojtjes Kombëtare Turke tha se “fillimisht 200 nga vëllezërit tanë sirianë janë kthyer vullnetarisht në shtëpitë dhe tokat e tyre duke gjetur atje siguri”.

Në vizionin e Ankarasë, me forcimin e paqes dhe sigurisë në zonën ku u krye Operacioni “Burimi i Paqes”, pritet që njerëzit të vazhdojnë të kthejnë shtëpitë e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re