Në Korçë ka nisur fushata kundër procesionares përmes sistemeve natyrore duke rikthyer shpresën se mijëra hektarë me sipërfaqe pyjore do të shpëtohen.

Dëmi shtohet prej vitesh në këto hapësira të gjelbra, ndërkohë që 600 kampionë të insektit Kalosoma të rritur në laborator, janë hedhur mbi këtë sipërfaqe pyjesh për të neutralizuar dhe shuar problemin.

Procesi do të kalojë në 3 faza dhe sipas specialistëve ai nuk e zhduk fenomenin por rikthen balancën natyrore.

Për herë të parë në Shqipëri ky testim shtrihet në disa masive pyjore dhe synon të shpëtojë pishat në vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re