Burimi i ujit të Sinecit u bë objekt për përplasje mes banorëve të dy fshatrave në Kuçovë: atij të Vodës dhe atij të Lumasit paraditen e 5 gushtit.

Në kanionin e lumit Sinec Bashkia e Kuçovës ka parashikuar ndërtimin e ujësjellësit të Sinecit i cili do të furnizonte me ujë 3 fshatra, mes tyre dhe banorët e fshatit Vodës, por banorët e fshatit Lumas janë kundër shfrytëzimit të ujit të Sinecit pasi ky burim është shpallur monunent natyre me vendim qeverie.

Banorët e fshatit Vodës janë ngritur në protestë pasi ata thonë se po vuajnë për ujin e pijshëm.

"Luftë" për ujin e Sinecit, banorët e dy fshatrave

Banorët janë konfliktuar me njëri-tjetrin ka pasur në disa momente dhe përplasje fizik, ndërsa policia ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Greva e urisë

Banorët e Lumasit janë futur në grevë urie prej 3 ditësh duke e cilësuar si të vetmen mënyrë që të ndalohen punimet

Banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë pezullimin e punimeve deri në marrjen e një vendimi.

“Salillari”, banoret e padia ne SPAK

Më 14 tetor 2020 Bashkia Kuçovë ka  nxjerrë një leje ndërtimi të ujësjellësit mbi Kanionin e Lumit Sinec.Ndërtimi i ujësjellësit ishte për fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz.

Firma “Salillari” është kontraktuar për të ndërtuar ujësjellësin mbi kanionin e lumit Sinec.

Më 29 korrik 2021 Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan pas inspektimit të kryer nga inspektorët përkatës, ka konstatuar se janë kryer punime brenda zonës së mbrojtur të kanionit të lumit Sinec.

Gjithashtu ata shkruajnë se dyshojmë për abuzime në tenderin dhe veprime të kundraligjshme të Drejtusit të   Policisë së Shtetit  në tenderin e publikuar në Buletinin Nr. 28, datë 16 Korrik 2018, me nr. REF: -68060-05-09-2018.

Pak ditë më parë banorët e Lumanis kanë bërë një padi në SPAk edhe ndaj kreut të policisë së shtetit, Ardi Veliu duke e akuzuar se jo vetëm ka urdhëruar të ushtrohet dhunë ndaj banorëve, por dhe efektivët janë përdorur si roje nate për firmën “Salillari”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re