Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një njoftimi në rrjetet e saj sociale bën me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Në njofton shkruhet se DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e parave të ardhura nga droga të ndajë informacionin me personelin e DEA-s në What App duke bërë publik numrin, ose email.

Ambasada po ashtu garanton se të gjithë të dhënat do të mbahen të fshehta.

Njoftimi:

🇦🇱 Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.
🇺🇸 The U.S. Drug Enforcement Administration announces a new Tip Line for Albania. The DEA encourages anyone with information about drug trafficking or the laundering of drug proceeds to share information with DEA personnel on WhatsApp at: +1 571 502-7846 or by email at: [email protected]. All information will be kept confidential. The United States is committed to working with Albania to fight drug trafficking and related money laundering for a better future for all Albanians. r.t
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re