Skip to content

“Luftë” virtuale mes Bashës dhe Ramës, ish-kreu i PD-së i përgjigjet kryeministrit: Për ty kush nuk vjedh fle gjumë

Rama Basha 800x570 1

Pasi kryeministri Edi Rama ironizoi në rrjetet sociale Lulzim Bashën, pas një jë lajmi fake që qarkulloi në media se Basha vdiq në një aksident rrugor, ish-kreu i PD-së ka vendosur t’i përgjigjet.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se fle i qetë pasi nuk ka halle vjedhjes.

Lulzim Basha: E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, “pas shpine”, me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje.

basha

Rama më herët, postoi në llogarinë tij Instagram reagimin e Bashës, i cili përgënjeshtronte lajmin, duke shkruar krahas postimit: “Mos e prish gjumin për kaq gjë ty të marrin të keqen”.

IMG 3892 1