Eksperti i ekonomisë, Flobens Dilaveri, ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur mbi rritjen drastike të çmimit të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Këtë rritje të tejskajshme të çmimeve eksperti e përshkuajti si një paradoks duke argumentuar se Ukraina ishte në luftë ndërsa luftën e bën Shqipëria duke marrë shkas nga situata ekonomike së fundmi.

Dilaveri tha se çmimi i karburanteve në Shqipëri ishte rritur shumë krahasuar me Ukrainën ku po zhvillohen luftimet dhe qytetarët paguajnë vetëm 1.03 euro për litër naftë krahasuar me 240 lekë të reja që paguajnë shqiptarët.

Ndër të tjera, eksperti kritikoi edhe Bankën e Shqipërisë rolin e të cilës e konsideroi si ‘inekzistent’ pasi nuk kishte ndërmarrë asnjë hap konkret për këtë situatë.

Dilaveri: Sido të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, kur qytetarët votojnë partinë e atij që është prej vitesh në pushtet dhe thotë që nuk kam çfarë të bëj, do të thotë që populli e kupton shumë mirë dhe ai e meriton qeverinë që ka.

Pyetje: E meritojmë një rritje të tillë për karburantet, energjinë dhe shportën ushqimore?

Dilaveri: I meritojmë kur kemi dyfishin e çmimeve krahasuar me Ukrainën që është në luftë. Pra luftën e bëjmë ne ndërsa Ukraina ka çmimin e karburanteve 1.03 euro për litër. Kjo ështën jë nga çuditë shqiptare. Ndërkohë energjinë ne e kemi të bazuar në burime hidrike në burime të cilat kanë kryesisht shumë pak ndikim në tregun botëror dhe sërish flasim për luftë dhe krizë. Përderisa duke filluar që nga tërmeti dhe tek pandemia jemi mësuar me këto fjalët “jemi në luftë” atëherë edhe qeveria e majtë do të sillet me popullin ashtu siç ky i fundit e pranon gjithmonë.

Pyetje: Cila duhet të ishte ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në këtë rast?

Dilaveri: Mendoj se BSH është inekzistente sepse nëse do ishte reale, do të kishte reaguar dhe do kishte filluar të merrte hapa. Ndërsa nga Banka dëgjojmë vetëm argumente pro qeverisë dhe flet vetëm për rritje ekonomike. Mendoj se Banka nuk do mundet të bëjë asgjë.

Pyetje: Sa mund të durojë një popull, sa do mund të durojnë familjet shqiptare?

Dilaveri: Në kushtet aktuale ku jemi çdo prekje e çmimeve na ndikon. Indirekt çdo rritje çmimi, tek familja do ndikojë. Mendoj se jemi në limitet tona por duke qenë se jemi mësuar me vështirësi të tilla, ne nuk dimë se kur është koha për të thënë mjaft.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re