Për të krijuar shtetberjen evropiane të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ftoi opozitën që të bëhen bashkë për të adresuar të gjithë problemet, por jo dallimet politike.

Rama: Ne mund t’ja dalim të jemi plotësisht gati pa pritur dekadën tjetër  për tu bërë pjesë e BE. Ne sot jemi gati për t’i paraqitur grupi parlamentar një projekt rezolutë të Kuvendit që të nisin përpjekjen për këtë angazhim gjithëpërfshirës, ku padyshim nuk mund të mendohet që të përjashtohen opozita politike në Kuvend, por edhe jashtë saj.

Thirrja ime për të gjitha ata që janë kundër nesh është shumë e thjeshtë: Ne nuk ju ndryshojmë dot juve, prandaj luftën politike vazhdojeni si të doni ju, me të gjithë arsenalin e mirënjohur prej vitesh që dispononi, por le ta krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte, një zonë të ndalur për sharjet dhe sherret e kësaj jete të ulët politike, ku jemi të ngërthyer secili në mënyrën e tij, një vend pune me aleatët strategjik, BE dhe SHBA me ekspertizën vendase dhe të huaj, me të gjitha institucionet e pavarura, shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit për të adresuar jo dallimet tona politike, por procesin e shtet-bërjes  evropiane të Shqipërisë duke analizuar hallkat e shtetit në këtë fazë të re si dhe identifikuar hapa  që duhen marrë masa që duhen ndërmarrë. Ju thoni se e keni shumë seriozisht që duhet të vini në pushtet, unë ju them se zgjedhjet janë vitin e ardhshëm dhe nëse me gjithë mend do vini në pushtet atëherë ju duhet të jeni të parë që të jeni të interesuar për këtë iniciative, sepse bota do vazhdojë të rrotullohet edhe pas zgjedhjeve të ardhshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re