Garda Kombëtare e Ukrainës ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në Twitter që duket se tregon luftëtarët e Azov duke lyer plumbat me yndyrë derri, për t’u përdorur kundër çeçenëve myslimanë të dislokuar në vendin e tyre ndërsa Rusia rrit sulmin e saj ushtarak në Ukrainë.

Azov, një njësi ushtarake e këmbësorisë vullnetare e ekstremit të djathtë, janë ultra-nacionalistë që akuzohen se ushqejnë ideologji neo-naziste dhe supremaciste të bardhë. Ata fillimisht luftuan së bashku me ushtrinë ukrainase në lindje të vendit në 2014 kundër separatistëve pro-rusë dhe që atëherë janë përfshirë në forcat e armatosura të rregullta.

Në video, e cila nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur nga Al Jazeera, një burrë që supozohet se është anëtar i luftëtarëve të Azov, shihet duke zhytur plumba në atë që duket të jetë yndyrë derri, ndërsa u drejtohet luftëtarëve çeçenë.

Ai thotë: “Të dashur vëllezër muslimanë. Në vendin tonë, ju nuk do të shkoni në parajsë. Ju nuk do të lejoheni në parajsë. Shkoni në shtëpi, ju lutem. Këtu do të hasni telashe. Faleminderit për vëmendjen tuaj, lamtumirë.”

Pavarësisht se janë integruar në ushtrinë zyrtare, luftëtarët e Azov thuhet se kanë vazhduar të mbajnë shenjat e Wolfsangel të përdorur nga një numër divizionesh naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përmendur praninë e njësive të tilla brenda ushtrisë ukrainase si një arsye për fillimin e të ashtuquajturit “operacion special ushtarak … për të çmilitarizuar dhe denazistizuar Ukrainën”.

Ushtria ruse në një konferencë për shtyp ka pohuar gjithashtu se “batalionet naziste” përbëjnë një pjesë të rëndësishme të rezistencës ndaj ofensivës së tyre.

Të shtunën, Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit të Çeçenisë së Rusisë dhe një aleat i Putinit, tha se luftëtarët çeçenë ishin vendosur në Ukrainë dhe u kërkoi ukrainasve të rrëzonin qeverinë e tyre.

Një video e shkurtër e publikuar nga kanali rus i lajmeve RT i mbështetur nga shteti, për të cilin tha se ishte nga e premtja, tregoi mijëra luftëtarë çeçenë të mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit të rajonit Grozny në një shfaqje gatishmërie për të luftuar në Ukrainë.

Kadyrov shpesh e ka përshkruar veten si “ushtar besnik” i Putinit.
Forcat çeçene janë dislokuar më parë në Siri dhe Gjeorgji dhe fjalët e tij u bënë jehonë atyre të liderit rus, i cili të premten u kërkoi ukrainasve të ngriheshin kundër qeverisë së tyre, për të cilën ai tha se ishte e përbërë nga “neo-nazistët”. Zyrtarët ukrainas e kundërshtojnë me forcë këtë përshkrim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re