Nuk shkon aspak mirë eksperienca e parë në Europë për Luftëtarin, i cili pasi humbi me rezultatin 5-0 në Letoni barazon edhe në Elbasan. Një ndeshje aspak e bukur dhe që rezultati dhe mënyra si erdhën golat e përfolën shumë edhe në kompanitë e basteve.

Ndeshja ka nisur me Luftëtarin që është më shumë kërkues por episodi më i rëndësishëm vjen me dëmtimit e gjyqtarit që sjell edhe një vonesë në ndeshje. Por në fundin e pjesës së parë vijnë tre gola. Fillimisht shënon Shkurtaj duke kaluar vendasit në avantazhin por përmbysen në fund të kësaj pjese nga dy golat e sulmuesit të Ventspils, Akiniemi.

Me fillimin e pjesës së dytë të njëjtën përmbysje e bën Luftëtari me Ymeraj që barazon dhe Shurtaj që i kalon përpara. Por asgjë nuk është mbyllur dhe Ventspils shënon sërish në fund me Alfa duke e mbyllur kështu në barazim këtë sfidë.

Tashmë Luftëtari duhet të merret seriozisht me përgatitjet për sezonin e ri pasi ajo skuadër e bukur e sezonit të shkuar duket sikur është prishur./Berati.TV

Luftëtari 3-3 Ventspils (0-5)

Shënues: Shkurtaj 44’, 61’, Ymeraj 55’/ Akiniemi 45’+4’, 45’+7’, Alfa 90’+3’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re