Skip to content

Luftëtari mbron vendin e 3-të, mbijetesa në javën e fundit

bregu 21

Edhe kjo javë e Kategorisë Superiore vazhdon të mbaj hapur garën për mbijetesën tashmë mes vetëm dy skuadrave Vllaznisë, e cila ka fituar sot dhe Kamza, e cila ka humbur. Ndërkohë me fitoren e sotme është Teuta e shpëtuara e parë e kësaj gare. Ndërsa në garën europiane është Luftëtari që blindon vendin e tretë pasi Kukësi e ka bërë atë me të dytin dhe Partizani e Laçi vazhdojnë të fitojnë duke garuar për vendin e katërt.

Kamza 1-2 Laçi

Shënues: Rezi 85’/ Rexhinaldo 2’, Xhixha 89’

U tregua e pafuqishme skuadra kamzalie për ta siguruar sot dhe në shtëpi mbijetesën përballë Laçit. Ndeshja nis me një gol të shpejtë të kurbinasve në minutën e 2’ pas një goditje nga jashtë zone të Rexhinaldos. Por ndeshja do të nxehej më shumë në fund kur 5 minuta nga fundi Rezi barazon shifrat por është Xhixha që rikthen edhe njëherë në avantazh miqtë. Kjo fitore i mban bardhezinjtë në garën për një vend në Europë ndërsa Kamza ende nuk ka asgjë të sigurt për mbijetesën.

Vllaznia 2-1 Kukësi

Shënues: Çinari 41’, Kalaja 45’/ Balde 32’

Një fitore e rëndësishme për shkodranët që mban gjallë shpresat për mbijetesë deri në javën e fundit. Por goli i parë vjen vetëm në minutën e 32’ pas një gabimi në dalje të portierit Sherri dhe Balde shënon me portën e boshatisur. Por në këtë fraksion të lojës përmbyset rezultati falë golave të Çinarit dhe Kalajës por edhe një penallti e humbur nga sulmuesi Sukaj. Nuk ka histori në pjesën e dytë dhe Kukësi u treguar dorëlëshuar ndaj Vllaznisë që më shumë se vet tashmë janë të tjerët që mund ta mbajnë në Kategorinë Superiore.

Luftëtari 3-1 Skënderbeu

Shënues: Liçaj 35’, Ramadani 71’(pen), Bregu/ Soue 31’(pen)

Skënderbeu vazhdon të humbas dhe të lëshoj në rezultate pas sigurimit të titullit kampion dhe këtë herë ishte radha e Luftëtart për ta kthyer në ‘’viktimë’’. Janë korçarët që shënojnë të parët falë golit të sulmuesit Ali Soue nga pika e bardhë. Por përgjigja gjirokastrite vjen brenda pjesës së parë me golin e Liçaj. Ndërsa në të dytën vijnë edhe dy gola të tjerë, fillimisht Ramadani nga pika e bardhë dhe Bregu që në minutën e 85’ shënon ndoshta golin e fundit si kundërshtar ndaj Skënderbeut.

Flamurtari 1-2 Partizani

Shënues: Musta 90’/ Abdurrahimi 34’, Progni 71’

Partizani arrin  një fitore të rëndësishme në Vlorë duke qëndruar në garën për vendin e katërt. Abdurrahimi tashmë duket i përshtatur me Partizanin dhe Superioren gjen golin e parë të sfidës në minutën e 34’. Në pjesën e dytë është Progni që dyfishon shifrat duke vendosur në kasafortë fitoren e të kuqve. Në fund Musta ka një gëzim personal me golin e shënuar sepse nuk ndryshon asgjë për fatet e ndeshjes.

Teuta 6-2 Lushnja

Shënues: Latif 1’, 40’, Beqja 18’, Peqini 73’, 76’, Hila 78’(pen)/ Sefa 5’, Ademi 75’

Me një fitore tenstike ndaj Lushnjes, Teuta siguron qëndrimin në Superiore këtë sezon. Latif me golin e shënuar në kronometrimin e 60’’ sekondëshin e parë tregoj se fitorja do të ishte e thjeshtë. Pavarsisht se Sefa me golin e tij krijoj një imazh që ndeshja mund të shkonte ndryshe por vetëm kaq. Beqja dhe sërish Latif e mbyllin fraksionin e parë me rezultatin 3-1. Në të njëjtin rezultat mbyllet edhe pjesa e dytë ku për durrsakët shënojnë Peqini dy herë dhe kapiteni Hila nga penalltia dhe për miqtë është Ademi që shënon./Berati.TV