Në Izrael vijojnë luftimet e ashpra me Hamasin . Të paktën 350 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur. Nga ana tjetër 313 palestinezë kanë gjetur vdekjen pas sulmeve izraelite, ndërsa mes të plagosurve janë edhe 121 fëmijë, të cilët kanë mbushur spitalet.

 

Kryeministri izraelit Netanjahu deklaroi se lufta do të vijoje deri sa të arrihen objektivat. Ndër vendimet e marra nga kabineti është ndalimi i furnizimit me energji elektrike, karburant dhe mallra për Gazën.

 

Lëshimi i raketave nuk është ndalur në asnjë çast e ato madje janë shtrirë edhe në Liban, për të goditur qendra të grupimit ekstremist “Hamas”.

 

Sirenat e luftës u aktivizuan pasi grupi militant palestinez “Hamas” e sulmoi të shtunën në befasi Izraelin me një breshëri prej pesë mijë raketash .Ndërkohë dhjetëra izraelitë janë marrë peng nga grupi militant Hamas .Ekspertët paralajmërojnë se kjo lufte do të zgjasë për një kohë të gjatë. Ky ishte një nga sulmet me vdekjeprurës në Izrael prej dekadash.

 

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një takim urgjent për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re