Autoritetet kineze janë duke marrë masa të gjera për të luftuar koronavirusin (COVID-19), një prej të cilave është dezinfektimi i kartëmonedhave.

Sipas mediave kineze, Banka Qendrore e Kinës tha se kishte filluar të dezinfektojë paratë që kishin qenë në qarkullim në periudhën e kaluar.

Dezinfektimi i kartëmonedhave bëhet me rrezet ultravjollcë dhe temperaturën e lartë, dhe plani është që të mbahen kartëmonedhat e përdorura në arka për 7 deri në 14 ditë.

Në të thuhet se bankat mund të ofrojnë para të reja dhe të papërdorura për klientët kur të jenë të nevojshme, ndërsa kartëmonedhat “karantinë” do të riqarkullojnë pas përfundimit të periudhës së vëzhgimit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) tha të dielën se 142 njerëz kishin vdekur në 24 orët e kaluara, duke rritur numrin e vdekjeve në 1,666.

Deri më tani, janë konfirmuar gjithsej 68.500 pacientë që kanë infeksion me virusin 2019-nCoV, dhe vetëm në 24 orët e kaluara, 2,009 raste të sëmundjes janë emëruar zyrtarisht si COVID-19.

Koronavirusi u shfaq dhe u përhap me shpejtësi në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, me infeksione të konfirmuara në më shumë se 20 vende të botës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re