Presidenti Ilir Meta, i shpreh ngushëllimet familjes së Skënder Kurtit, trajnerit të boksit për ndarjen nga jeta sot prej komplikacioneve me koronavirusin.

Meta thotë se Kurti luftoi edhe në këto ditë të vështira luftoi si një kampion që nuk dorëzohet lehtë teksa mbetet një prej ikonave të sportit kryeqytetas.

STATUSI I PRESIDENTIT ILIR META

Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të boksieritdhe trajnerit të shquar të Ekipit Kombëtar, njërit prej ikonave të sportit kryeqytetas, Skënder Kurti!

I admiruar nga të gjithë brezat e sportdashësve për rezultatet e tij në ring dhe pasionin e jashtëzakonshëm për sportin e dorezave, Ner Kurti gëzonte respektin e të gjithëve, veçanërisht të tironasve të mrekullueshëm që aq shumë e donin dhe i donte!

Edhe në këto ditë të vështira i madhi Ner Kurti luftoi fort, si një kampion që nuk dorëzohet lehtë!
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve, bashkëpunëtorëve e miqve të shumtë, në veçanti qytetarëve të Tiranës e tifozave të ngjyrave bardhë e blu për këtë humbje të pazëvendësueshme!
LAMTUMIRË KAMPION!

Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të boksierit dhe trajnerit të shquar të Ekipit…

Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 5 avril 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re