Trajneri i mirënjohur shqiptar, Afrim Tovërlani, ka fituar betejën me Koronavirusin. Strategu 53 vjeçar, i cili ka drejtuar Prishtinën dhe Feronikelin drejt titullit kampion në Kosovë, tashmë është rikthyer tek ekipi bardhejeshil, që janë kampionët në fuqi.

Tovërlani ka konfirmuar lajmin e mirë se ka mposhtur Koronavirusin për Radio Prishtina: “Realisht po ju them, ditëve të fundit duke lexuar kam kuptuar se ky e ka emrin grip, jo kancer, ebola apo SIDA. Personalisht, mendoj se i gjithë globi ka “ngelur në klasë”, sepse njerëzit në moshë e kanë pësuar.

Është si grip! Nuk e di çfarë janë simptomat, ndoshta ky e ka kohëzgjatjen më të madhe. Personalisht, mendoj se e kam kaluar këtë grip në muajin janar edhe pse s’i kam bërë analizat sepse e di se gripat sezonal i kaloj me tri-katër ditë, por kësaj radhe zgjati më shumë”, u shpreh Tovëlani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re