Disa pamje të shpërndara në mediat sociale tregojnë momentin kur mjekët në Kinë takohen më në fund me familjarët e tyre pasi prej muajsh kanë luftuar me koronavirusin. Për gati dy muaj, mjekët në Hubei kanë bërë një punë intesive në spitale duke trajtuar të sëmurët me Covid-19.

Një grup prej 194 anëtarësh nga ekipi i paë i Fujian-i janë rikthyer në vendlindjen e tyre pasi u dërguan në ish-epiqendrën e virusit për të ndihmuar mjekët e tjerë në frontin e parë “të luftës”.

Pasi i mbaruan 14 ditë në karantinë, ata më në fund patën mundësi që të takonin familjet e tyre që më 11 shkurt kur u nisën për të dhënë ndihmë. Prej pak kohësh tashmë, stafe mjekësore nga i gjithë vendi po largohen gradualisht nga Hubei ndërsa Wuhan-i bëhet gati që t’i kthehet jetës normale.

Bashkëshortët e mjekeve mund të shihen ndërsa mbajnë lule në duar dhe fëmijë që vrapojnë drejt prindërve për t’i përqafuar.

Qian Xiaohang, bashkëshorti i një infermiejere u shpreh:

“Më duket sikur është dita ime e dasmës dhe po e shoh sërish nusen. Nuk munda të flija gjithë natën. Po ndihesha njëlloj si natën përpara dasmës. Shumë i emocionuar.” /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re