Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, kanë inspektuar ditën e sotme punimet në kanterin e shkollës “Sherif Dervishi”, në Budull të Krujës. Një financim ky 100% i Bashkimit Evropian për procesin e rindërtimit në vend.

Ajo që ra në sy gjatë inspektimeve është marrëdhënia Rama-Soreca, e cila i ngjan marrëdhënieve babë e bir, jo vetëm për shkak të madhësisë trupore të dy personazheve, por për shkak të sjelljeve të tyre.

Fjalori i kryeministrit Rama i ngjan fjalorit të një babai arrogant dhe me humor të dalë nga moda, ndërkohë që Soreca i ngjan një djali të shkolluar në perëndim por që varet nga të ardhurat e babait arrogant.

Teksa po inspektonin punimet kryeministri Rama u shpreh me humor se Soreca mezi po përmbahet të thotë që humbi Juvja kampionatin, ndërkohë që ambasadori iu përgjigj me mirësjellje: “Jo! Çfarë është kjo pyetje, jo”.

Luigi Soreca: Tani kemi ecur përpara me projektin tjetër. Ne do të fillojmë shumë shpejt me projektet shumë të rëndësishme për kulturën.

Rama: Luigi mezi po përmbahet të thotë që humbi Juvja kampionatin a kupton. I lumtur për Interin që fitoi kampionatin?

Luigi Soreca: Jo! Çfarë është kjo pyetje, jo.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb