Luis Figo, ish-ylli i Real Madrid dhe Inter, e ka komentuar me këto fjalë shortin e Champions League që ka vënë zikaltrit në “grupin e vdekjes” me Barcelona-n dhe Borussia Dortmund:

“Champions është e padeshifrueshme, kush do ta fitojë duhet t’i mundë të gjithë, por ky grup është me të vërtetë i vështirë. Por është më mirë të përballesh me skuadrat e forta menjëherë, sepse nuk i ke përballë në fazat pasardhëse”, ka thënë portugezi për Tuttomercatoweb.

“PSG dhe Real Madrid? Një sfidë e bukur. Janë dy prej skuadrave favorite, Real vjen nga një sezon jo shumë pozitiv dhe objektivi i PSG-së është të fitojë gjithmonë”.

“Çfarë mendoj për Joao Felix?  Nuk e njihja shumë, por është një talent i vërtetë, shpresoj të ketë një karrierë të shkëlqyer. Portugalia ka fatin të krijojë gjithmonë talente të mëdha”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re