Luiza Gega, atletja joë më e mirë e cila na ka përfaqësuar denjësisht në kampionatin Botëror të Atletikës duke u renditur ne vendin e 9 ( rezultat historik), mëngjesin e kësaj të enjtje nga 7 pa 5 në Vizion Plus ka treguar vështirësitë me të cilat përballet.

 

Atletja me e mire shqiptare  është shprehur se për shkak të mungesës së një piste vrapimi gjatë dimrit gjithmonë detyrohet që të dalë jashtë vendit per tu stervitur ndonese ka vite qe vetem premtohet e premtohet se, nje e tille do ndertohet ne Tirane.

 

“Nuk kemi një pistë vrapimi, pasi sporti jonë duhet të jete në ambjent të jashtëm, nuk kemi pistë vrapimi. Mund të përdor palestrën për stërvitje, por sigurisht nuk është aq sa duhet. Në pamundësi për tu stërvitur do të iki nga Tirana në dhjetor për një periudhë dy mujore, pasi s’kam ku stërvitem dhe do të iki në Kenia, pasi është një ndër vendet më të mirë për tu stërvitur.”

 

Ndër të tjera Gega është shprehur se gjatë aktiviteteve të saj përveç mungesës së financimeve nga shteti ajo ka dhe mungesë në stafin përgatitor. Një sportist e ka shumë të rëndësishëm praninë e një masazhatori, por në mungesë të tij, atletja ka thënë se këtë e bën trajneri i saj Taulant Stermasi.

 

“Në cdo fillim viti bëjme nje projekt se sa na shkon buxheti vjetor, por nuk kemi marre përgjigje. Edhe tani kemi bërë një te tille dhe do e dergojmë ne institucionet përkatëse por akoma nuk kemi marre përgjigje. Masazhatori duhet të jetë gjithë kohës me mua. As me marrjen e medaljeve nuk kam pa asnjë avantash dhe pas 4 vitesh nuk kemi një pistë vrapimi, gjerat nuk ndryshojne dhe per kete une kam gjetur forcën për te bërë përpara. E gjitha per shkak te pasionit te madh per kete sport, e ndonjehere nuk e di sesi prej vitesh vazhdoj tia dal pavaresisht se stervitemi e punojme ne kushte primitive.”

 

Ndërkohë rekordmenia Gega është shprehur se dhe pse në mungesë të mbështetjes financiare, shpreson që në 2020 të ketë akoma më shumë arritje për të bërë krenarë të gjithë ato që besojnë tek ajo, pse jo edhe shume te rinje e te reja qe shohin tek Luiza, shembullin ideal te modelit te suksesit ne te berit sport.

 

Ndonese tani do te fokusohet vetem tek stervitja dhe jo tek garat, Gega deklaroi se fokusi kryesor i saj mbetet Olimpiada aty ku shpreson te dale me koken lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re