Nuk e kemi fjalën për ndonjë rishfaqje në jetën publike apo në ndonjë event të veçantë, sepse do të ishte shumë shpejt. Bashkëshorti i saj i ndjerë dhe regjisori i famshëm, Gergj Xhuvani, humbi betejën e tij me sëmundjen pak ditë më parë, gjë që hidhëroi shumë të afërmit e tij, por edhe dashamirësit e artit të tij.

 

Pa dyshim, familja e ndjeu më shumë sesa të tjerët këtë humbje të madhe. Luiza Xhuvani, aktorja e njohur dhe bashkëshortja e tij, në fakt kishte kohë që ishte tërhequr nga jeta publike. Asaj iu desh të hiqte dorë nga mandati i deputetes pak vite më parë, nga pikëllimi i madh që i solli burgosja e djalit të saj të vetëm

 

Tani që edhe i shoqi humbi jetën, pa dyshim që dhimbjet i janë shtuar. Por me aq sa duket edhe nga fotot, njeriu më i afërt që po i qëndron këto kohë në krah është vajza e saj. Ndërkohë, ajo pati mundësi të shihte të birin për pak kohë të lirë, pasi arriti të merrte leje nga burgu që të shoqëronte të atin në banesën e fundit.

 

Ne urojmë që Luiza Xhuvani të gjejë forcat për të kapërcyer këto drama të mëdha në jetën e saj dhe t’i rikthehet artit të saj në teatër apo kinema. I duhet ta bëjë për vete, por edhe në kujtim të bashkëshortit të saj të ndjerë dhe shumë të talentuar.

Marrë nga PANORAMA

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re