Aktorja Luiza Xhuvani, i është rikthyer sërish jetës publike pak kohë pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit Gjergj Xhuvani.

Pas dy muajsh që Luiza Xhuvani u rikthye në skenë, në një mbrëmje
poetike me partnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën, fotografi i “Panorama
Plus” e ka fotografuar për herë të parë në një mbrëmje gala, siç ishte
ndarja e përvitshme e çmimeve “Kult”.

E veshur me të zeza dhe me trishtimin në portret që nuk i ndahej,
Luiza u fotografua duke hyrë dhe pasi ishte ulur në sallë, ndërkohë që
mbahej show i ndarjes së çmimeve. Natyrisht që ra në sy për klasin në
veshje.

Kujtojmë që, “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ishte vepra e përzgjedhur
nga aktori i ri, Kristian Koroveshi, që riktheu në skenë në fillim të
nëntorit Luiza Xhuvanin, krah mjeshtrit të skenës Ndriçim Xhepa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re