Nuk e kemi fjalën për ndonjë rishfaqje në jetën publike apo në ndonjë
event të veçantë, sepse do të ishte shumë shpejt. Bashkëshorti i saj i
ndjerë dhe regjisori i famshëm,
Gjergji Xhuvani, humbi betejën e tij me sëmundjen pak ditë më parë,
gjë që hidhëroi shumë të afërmit e tij, por edhe dashamirësit e artit të
tij.
Pa dyshim, familja e ndjeu më shumë sesa të tjerët këtë humbje të
madhe. Aktorja e mirënjohur shqiptare Luiza Xhuvani, ka kohë që është
tërhequr nga jeta publike. Asaj iu desh të hiqte dorë nga mandati i
deputetes pak vite më parë, nga pikëllimi i madh që i solli burgosja e
djalit të saj të vetëm.
Disa ditë pasi i shoqi i saj humbi jetën, pa dyshim që dhimbjet i
janë shtuar. Por me aq sa duket nga fotot që bëri publike “Panorama
Plus”, njeriu më i afërt që po i qëndron këto kohë në krah është vajza e
saj. Ndërkohë, ajo pati mundësi të shihte të birin për pak kohë të
lirë, pasi arriti të merrte leje nga burgu që të shoqëronte të atin në
banesën e fundit.