Motivi bazë i kroatëve të cilët triumfuan ndaj anglezëve në gjysëmfinalen e së mërkurës, ka qenë edhe moral.

Futbollisti i Realit Luka Modriç, tha se ishin   gazetarët dhe komentatorët anglezë ata të cilët treguan mosrespekt ndaj tyre, e kjo shtoi mesfushori kroat jua shtoi dhe më tepër “inatin”, pra motivimin për të fituar.

“Gazetarët dhe komentatorët anglezë, folën për gjithçka rreth nesh duke na nënvlerësuar dhe ky ishte një gabim i madh i tyre. Ne i ndoqëm ata për gjithë ç’thoshin ndaj nesh dhe na detyruan të themi: ‘Mirë, sonte do të shohim se kush do të jetë i lodhur!’. Kështu që ata duhet të jenë shumë më të përulur dhe të respektojnë kundërshtarët e tyre”, theksoi mesfushori kroat.

“Ne u treguam atyre se ne nuk ishim të lodhur, ne dominuam lojën moralisht dhe fizikisht”, shtoi Modriç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re