Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka mbërritur në Moskë këtë të mërkurë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin.
“Presidentët do të shqyrtojnë një gamë të gjerë çështjesh të marrëdhënieve bjelloruse-ruse, duke përfshirë ato që nuk janë objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Shtetit”, bën me dije media shtetërore bjelloruse Belta.
Në fokus të takimit pritet të jetë diskutimi i ecurisë së agresionit rus në Ukrainë dhe bashkëveprimi në fusha të ndryshme mes dy vendeve.
“Gjatë takimit presidentët do të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh në lidhje me marrëdhëniet bjelloruse-ruse, duke përfshirë ato që nuk supozohet të diskutohen në seancën e Këshillit të Lartë të Shtetit. Zëvendësimi i importit, bashkëpunimi më i thellë i prodhimit, zhvillimi i industrive të teknologjisë së lartë. Ndër të tjera do të diskutohet për situatën ndërkombëtare dhe masat që po merren për garantimin e sigurisë”, thuhet më tej në artikull.
